07:04 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Presidenti thërret konferencë për media

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbaj sot një konferencë për media.

Sipas njoftimit të presidencës, konferenca nis në ora 11:00, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se kohëve të fundit, presidenti ka shpeshtuar konferenca, duke i mbajtur në disa raste nga dy gjatë javës, në të cilat ka folur për dialogun me Serbinë dhe çështjen e kufijve të Kosovës. /Indeksonline/