11:57 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Presidenti: Vetëm unë sakrifikova për rikthimin e shqiptarëve në veri, të tjerët ‘zero’

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ai ishte i vetmi person që kontribuoi në rikthimin e shqiptarëve në veri të vendit. Në pyetjen e gazetarit të “Indeksonline” rreth zhvendosjes së shqiptarëve nga Lugina, Thaçi dha versionin e tij për këtë çështje.

“Nëse dikush ka investuar për rikthimin e shqiptarëve në veri jam unë si ish-kryeministër. Tani 0 investime për rikthimin e tyre. Gjithë qytetarët që jetojnë atje, mos të bien pre e thashethemeve. Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve e as ndarjeve të Kosovës. Sa i përket Ujmanit ajo ka qenë dhe mbetet pronë e Kosovës”, është deklaruar ai.