20:19 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prezantohet avioni i parë luftarak prodhim 100% iranian

Irani prezantoi sot avionin e parë luftarak prodhim 100% vendas, duke konfirmuar se kapacitetet ushtarake kanë për qëllim vetëm vetëmbrojtjen, dhe synojnë arritjen e një paqe të qëndrueshme në sfondin e tensioneve me SHBA-në për çështjen bërthamore.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ”Tasnim”, ky avion luftarak zotëron pajisje teknologjike ”të fjalës së fundit” përfshirë radarë me shumë funksione. Avioni u testua me sukses dhe një demonstrim në ajër u transmetua drejtpërdrejtë nga disa media zyrtare.

Televizioni shtetëror ka transmetuar me rastin e ditës kombëtare të Industrisë së Mbrotjes, pamje të presidentit Hassan Rohani i ulur në kabinën e avionit të quajtur “Kowsar”.