17:20 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prezantohet Bugatti i ri: Ka 1500 PS dhe kushton 5 milionë €

Bugatti Divo ishte një nga makinat më të parapëlqyera që lëvizte në plazhin Pebble dhe tani prodhuesi i makinave më në fund e ka zbuluar modelin e ri.

I dizajnuar për të ringjallur traditën e kompanisë, Divo ka një dizajn unik të cilin e ndan pak me modelin Chiron. Shumë ndryshime në stil përqendrohen në përmirësimin e aerodinamikës dhe Bugatti thotë se modifikimet kanë rezultuar në një shtesë prej 90 kg, transmeton IndeksOnline.

Duke filluar përpara, Divo ka një grillë të re që përmban hyrje më të mëdha të ajrit dhe një spoiler më të gjerë. Këto ndryshime ndihojnë në përmirësimin e ndjeshëm të forcës dhe ftohjes.

Projektuesit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë edhe çatisë dhe e krijuan atë në mënyrë të tillë që të bëhet në mënyrë efektive një kanal i ajrit të NACA. Kjo, e kombinuar me një mbulesë motorike të projektuar enkas, siguron një vëllim “shumë të lartë” të ajrit që shkon në dhomën e motorit për të ftohur motorin 8.0 litërsh W16.

Ndryshime të tjera kryesore të stilit përfshijnë fenerë të rinj dhe një difuzer më të madh i cili është projektuar për të akomoduar një sistem të shkarkimit me katër koka.

Sa i përket motorit, Divo është i pajisur me një quad-turbo 8.0 litërsh W16 i cili prodhon 1.500 PS. Bugatti thotë se Divo do të kufizohet në shpejtësi maksimale 380 km/orë.

Ndërsa shpejtësia “e ulët” ka të ngjarë të zhgënjejë disa tifozë të Bugattit, Divo pozicionohet si një model i orientuar drejt performancës që nuk është vetëm për të shkuar shpejt në një vijë të drejtë. Siç shpjegoi Bugatti, ata donin që makina të ishte “më e mprehtë dhe më e shkathët”.

Makina ka marrë emrin e shoferit francez të garave Albert Divo dhe prodhimi do të kufizohet në 40 njësi. Një makinë e tillë kushton fiks 5 milionë euro. /IndeksOnline/