12:15 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Prezantohet Mercedes-AMG E53 [Foto]

Motori i ri, sistemi elektrik 48v, motor plotësisht i ndryshëm, frena më të mëdha, pajisje më të pasur janë risitë që do të sjellë modeli më i ri i kompanisë gjermane – Mercedes-AMG E53 Sedan.

Vetura ka motor 3 litra me gjashtë cilindra me ndihmën e kompresorit elektrik EQ Boost që siguron gjithsej 450 kuaj fuqi. Kjo mundëson arritjen nga 0-100 km/h për 4,4 sekonda me shpejtësi maksimale të kufizuar në 210 km/h.

Sedan do të dalë në shitje kah fundi i vitit, ndërkohë që çmimi ende nuk është caktuar. Mercedes-AMG E53 vjen si zëvendësim për E43 me 396 kuaj fuqi. /IndeksOnline/

Temat: