20:51 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Prezantohet zyrtarisht OnePlus 6

OnePlus 6 është më i vogël sesa modeli 6-inç Google Pixel 2 XL po ofron hapësirë vertikale më të madhe të ekrani.

Një tjetër ndryshim i madh i OnePlus 6 është pjesa e pasme prej xhamit i cili zëvendëson trupin e aluminit pjesë e të gjitha gjeneratave të kaluara.

Kështu kompania i bashkohet trendit të Apple, Samsung, Sony, Nokia, LG dhe Huawei të cilët kanë implementuar xham për të rritur shpejtësinë LTE dhe integruar teknologjinë e karikimit wireless.

Së fundi softueri i OnePlus është i pastër. OnePlus 6 është ndër të parët telefonë Android me mbështetje për Android P Beta përpara se të prezantohet.

Me një çmim fillestar prej 529 dollarë, OnePlus 6 është më i shtrenjtë se paraardhësi por shumë më i lirë se flagshipët Galaxy S9 apo Huawei P20 Pro.

I reklamuar si “shpejtësia që keni nevojë”, OnePlus vjen me procesor Snapdragon 845, grafika Adreno 630 dhe 8GB RAM.

Temat: