16:00 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Prezantuesja e njohur amerikane e zhgënjyer me këngën fituese të Eurovizionit (Foto)

Prezantuesja e njohur Lorraine Kelly gjatë një interviste foli mbi atë që ndodhi në natën finale të Eurovizionit.

Ajo u shpreh të jetë e zhgënjyer me fituesin e këtij edicioni, ndërsa sipas saj Qipro, që u përfaqësua nga këngëtarja shqiptare Eleni Fouriera duhej të ishte fituese, shkruan Indeksonline.

Kelly në një intervistë televizive gjatë ditës së sotme është shprehur se mendon që “Britania e Madhe është e ‘urryer’ dhe s’duhet të marrë pjesë më në këtë festival”.

“ Qipro ishte e preferuara ime për të marrë kurorën e Eurovizionit këtë vit, pas asaj që i ndodhi performancës mesatare të SuRie të Britanisë së Madhe”, u shpreh ajo./Indeksonline/