23:35 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Prezervativ, gjilpërë, gjarpër, gisht… disa nga gjërat më të çuditshme të gjetura në ushqim

Çdokush ka një histori interesante për të treguar kur bëhet fjalë për ushqimin. Më poshtë mund të gjeni disa nga gjërat më të çuditshme, në të cilat njerëzit kanë hasur.

Prezervativ

Nuk do ta besonte askush, por William Smith në vitin 1999 derisa po hante një hamburger në McDonald’s në Estoni, gjeti diçka të pazakontë në të.

Bëhet fjalë për një prezervativ, i cili nuk dihet si ka përfunduar aty. Kur personeli mori vesh, i dhuroi Ëilliamit dy kupon falas për të kompensuar përvojën e tij, transmeton Indeksonline.

Kokë pule

Çdo kush në Britani të Madhe e ka provuar McDonald’s dhe e di shijen e vërtet të mishit të pulës. Në vitin 2000, banorja e Virxhinias ishte duke ngrënë me djalin e saj, kur papritmas në ushqim i doli koka e fërguar e një pule.

Thikë

Thika padyshim që është pjesë e domosdoshme e procesit të ngrënies. Por, ato përdoren për të ndihmuar në ushqim, e jo për t’i ngrënë.

Në vitin 2008, John Agnesini gjeti në një restaurant në New Jork një thikë me gjashtë tehe të pjekur në sandviçin e tij. Për  fat të mirë, John e vërejti thikën para se të kafshonte ushqimin. Për këtë skandal, resturanti i dha atij 20 mijë dollarë kompensim.

Një gisht

Puna me makineri industriale normalisht që është punë e rrezikshme. Një nënë me djalin e saj ishin duke ngrënë ushqim në Arby në vitin 2012, kur hasën një ushqim të pazakontë në të.

Ata vërejtën një gisht dore të njeriut, i cili ishte i personit që po priste mishin për konsumatorët. Megjithatë, kjo punë nuk u bë e madhe nga nëna, por kaloi në qetësi.

Një gjilpërë

Të gjesh diçka të rrezikshme në ushqim, normal që është frika e gjithsecilit. Ky makth u bë realitet për Angelica Cruz në vitin 2001. Derisa po shijonte një hamburger në Burger King, Cruz vuri re diçka të çuditshme.

Kur hapi hamburgerin, pa që në mes ishte një gjilpërë, për çka e paditi restaurantin. Nga padia, ajo përfitoi 11 milionë dollarë.

Një mi

Gjetja e brejtësve në ushqim ndodh më së shpeshti. Në një nga restaurantet e ushqimit të shpejt, një person në Subëay hasi në mi të ngordhur në ushqimin e tij.

Gjarpër

Ky është zbulimi më i tmerrshëm që keni parë. John Pendelton derisa shijonte ushqimin, në të hasi me një gjarpër të gjelbër. Kjo e tmerroi klientin që e la në gjysmë ushqimin. /Indeksonline/

Temat: