09:22 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Princi Harry në dasmë ftoi edhe shokun e tij afrikan (Foto)

Pas dasmës mbretërore të djeshme, një nga njerëzit e parë që përshëndeti Dukën dhe Dukeshën e re të Sussex ishte një jetim afrikan i quajtur Mutsu Potsane, me të cilin Princi Harry u miqësua përderisa qëndronte në Lesotot vite me parë.

Kur Harry dhe Mutsu u takuan për herë të parë, Mutsu ishte vetëm katër vjeç- por ata arritën të lidhen aq mirë që të lidhnin miqësinë e tyre, duke mbajtur kështu një kontakt gjatë gjithë këtyre viteve.

Mutsu tani 18 vjeçar (emri i vërtetë i të cilit është Relebohile) ishte pjesë e dhjetë përfaqësuesve të bamirësisë së Harry, që ishin të pranishëm në dasmë.

Sipas mediave, të dy u takun në një jetimore pranë Hoek Mohale, jashtë kryeqytetit Lesothot Maseru, kur Harry shkoi në këtë vend për të ndihmuar fëmijët që vuanin nga HIV-AIDS.

Siç kanë raportuar, pas takimit të tyre të parë, Harry i dha atij një palë çizme të katra, dhe Potsane i mbante këto çizme dhe i trajtonte ato me dashur për vite./Indeksonline/

 

Temat: