07:44 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prindër e nxënës të Fushë Kosovës protestojnë para Komunës

Prindërit e nxënësve dhe nxënësit e SH.F.M.U “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë do të mbajnë protestë të premten. Ata do të dalin kundër vendimit të Komunës se Fushë Kosovës përmes të cilit nuk iu lejohet mësim në shkollën e re.

Përmes një letre ata kanë kërkuar edhe nga ministri i Arsimit, që të përdorë autoritetin e tij për të gjetur zgjidhje.

“NJOFTIM PËR PROTESTË Datë 21/09/2018 ora 09:00 deri 09:30 para objektit të KK-Fushë Kosovë. I nderuari z. Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, edhe pse ju njoftojmë për protestën e thirrur nga Këshilli i Prindërve SH “D.B” ju kishim lutur dhe apeluar gjithëherë duke llogaritur ne rolin dhe përgjegjësinë që e ka MASHT-i, të përdorni autoritetin institucional që keni, që të gjeni një zgjidhje me KK Fushë Kosovë, qe të reflektojë që nxënësit tonë SH. F.M.U “Daut Bogujevci” të iu mundësohet mësimi ne shkollën e re në njërin nga ndërrimet. Andaj në kuadër të kësaj ju njoftojmë se Këshilli i Prindërve së bashku me të gjithë prindërit dhe nxënësit e SH.F.M.U “Daut Bogujevci”, kanë marrë vendim që me datën 21/09/2018 ora 09:00 deri 09:30 do të protestojmë para objektit komunal në Fushë Kosovë.

Kërkesa për proteste drejtohet: Kundër vendimit të Kuvendit Komunale Fushë Kosovë të datës 04/07/2018 numër 132 që shkollës se re “ Daut Bogujevci” të iu ndërrohet destinimi të kalohet ne pronësi të “ Mihail Grameno”,

Reflektim: ngase Këshilli i Prindërve të shkollës “D.B” pas analizimit të rrethanave për të dy shkollat ka reflektuae dhe kërkon që edhe KK F.K të reflektojë që dy shkollat të mësojnë në objektin e ri po me ndërrime të ndryshme,

Grillat (rrethojat) të vendosura si ndarje në mes të shkollave të largohen.  Pse nuk i shqetëson përgjegjësia që kane, ku një reflektim i vogël i KK-Fushë Kosovës, po i lë sot e 13 ditë nxënësit pa mësim. Andaj kjo protestë e thirrur organizohet kundër këtyre vendimeve qe i ka ndërmarrë KK F.K me date 04/07/2018 e të vazhduara edhe me veprime tjera si dhe mosreflektimit qe sot e 13 dite nxënësit e kësaj shkolle nuk vijojnë mësimet.

Lidhur me daljen në protestën janë të njoftuar dhe thirrur mbi 620 nxënës me prindër të kësaj shkolle. Këshilli i Prindërve se bashku me prindërit, thirrjen e protestës e kërkojnë të qete, pa pankarta, vetëm të drejtuar si shenjë pakënaqësie qe po na mohohet një e drejtë elementare, mësim ne objektin tonë të ri në njërin nga ndërrimet. Fushë Kosovë, 19/09/2018

Nga: Blerim Buqinca, Kryetar i Këshillit të Prindërve “D.B””, është shkruar në njoftim.