11:04 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prindërit bëjnë masazh, fëmija tre vjeçar u vdes para syve (Video)

Në mesditën e 3 gushtit, një tre vjeçar ishte larguar pak nga prindërit e tij në qendër tregtare.

Ai për një moment, afrohet te shkallët lëvizëse dhe hipën mbi shiritat anash, transmeton Indeksonline.

Por, kjo kënaqësi të voglit i kushton shtrenjtë, pasi rrëshqet anash dhe bie nga kati i tretë në tokë.

Prindërit që po bënin masazh në një karrige tre metra larg shkallëve, u ngritën menjëherë në këmbë, për ta kapur atë.

Por, tani ishte vonë sepse fëmija kishte vdekur menjëherë pasi ishte rrëzuar nga kjo lartësi. /Indeksonline/