15:54 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prindërit e dinin për të vdekur, zbulojnë foshnjën e gjallë pas 7 viteve në një vend!

Një nënë dhe një baba kanë zbuluar se foshnja e tyre është e gjallë pasi besuan se kishte vdekur shtatë vjet më parë.

Prindërit, nga qyteti Volgograd, në Rusi tha se fëmija i tyre nuk do të jetonte më shumë se një javë pas lindjes në vitin 2011, shkruan Metro.uk, transmeton Indeksonline.

Ata nënshkruan një heqje dore duke lënë të porsalindurin në kujdesin e spitalit. Ata më vonë ndryshuan mendjen, por kur u kthyen për të marrë fëmijën, atyre u ishte thënë se kishte vdekur.

Por tani ata duhet të paguajnë rreth 3,000 euro për kujdesin e fëmijës së tyre në një jetimore.

Rasti shqetësues u zbulua vetëm si rezultat i një gabimi administrativ kur përmbaruesit u dërguan në shtëpinë e prindërve për të rimarrë shpenzimet e kujdesit në jetimore. Prindërit nuk ishin në shtëpi, kështu përmbaruesi konfiskoi llogarinë bankare të nënës.

Ditën tjetër gruaja shkoi në pritjen e Administratës së Shërbimit të Përmbarimit Federal të Volgogradit për të gjetur se pse nuk kishte para ne konton e saj. Kur zyrtarët i treguan dokumentet e jetimores, nëna u ligështua e tëra sepse aty kuptoi se e kishte gjallë fëmijën.

Një zëdhënës i shërbimit përmbarimor tha: ‘U bë e qartë se çifti i martuar ishte siguruar për gjithë këtë kohë se fëmija i tyre ishte i vdekur”.

Prindërit, pas kësaj të vetëdijshëm për “ringjalljen” e foshnjës së tyre, menjëherë iu drejtuan gjykatës për rivendosjen e të drejtave prindërore. /Indeksonline/