22:50 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Prindërit e fëmijëve me autizëm “mashtrohen” me një ilaç që mund të jetë vdekjeprurës

Prindërit e dëshpëruar po mashtrohen me blerjen e një zbardhuesi me qëllimin që të shërojnë mrekullisht autizmin.

Ky lloj trajtimi përmban dioksid të klorit ose MMS  (Miracle Mineral Soultion).

Një grup i fshehtë në Facebook pretendon se autizmi shkaktohet nga parazitët që mund të pastrohen duke përdorur këtë zbardhues, e i cili potencialisht është vdekjeprurës, transmeton Indeksonline.

Tani një mjek ka paralajmëruar të gjithë prindërit se mjetet e tilla do të përfundojnë me vrasjen e fëmijëve.

Doktor Jeff Foster ka thënë për media: “Autizmi është një sëmundje neuro-zhvillimore e cila nuk është e përshtatshme për shërim me asnjë formë të tabletave. Ju nuk mund ta ndryshoni atë dhe kushdo që pretendon, nuk është e vërtetë. Kjo lloj sëmundje zhvillohet në barkun e nënës ose në fazat e hershme të jetës”.

Danny Glas është njëri nga ata persona që përmes internetit u shet prindërve me fëmijët e autizëm trajtimin potencialisht vdekjeprurës.

MMS, i cili nuk është i licencuar dhe nuk ka përfitime mjekësore të provuar, është një koktej i fuqishëm i dioksidit të klorit, i përzier me pluhur acid limoni për të bërë një zbardhues të fuqisë industriale./Indeksonline/