22:11 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Prindërit përfundojnë në gjyq për emrin që i vendosën vajzës së tyre

Kur një çift po pret një fëmijë gjëja e parë që ju shkon në mëndje është gjinia, do jetë vajzë apo djalë. E në momentin që marrin vesh se çfarë po pret nëna e ardhshme, nisin kërkimet për emrin.

E sigurisht që emrat e foshnjave mund të shkaktojnë edhe shumë argumente. E duke qenë se njerëzit kanë shije të ndryshme në këtë përzgjedhje, ndodh që prindërit të përfshihen në debate serioze deri në zgjedhjen përfundimtare.

Një gjë e tillë i ka ndodhur një çifti francez, i cili është përballur me probleme serioze pikërisht pasi ra dakord për një emër, i cili duket se nuk është i lejuar ligjërisht.

Sipas mediave të huaja, ata donin të quanin vogëlushen e tyre Liam, gjë që sipas qeverisë franceze nuk lejohet pasi kanë zgjedhur një emër tradicional meshkujsh për një femër.

‘The Local’ shkruan se qeveria vendase tha se mund të krijonte rrezik për dilemën e gjinisë në të ardhmen. Prokurori tha se emri mund të ishte në kundërshtim me interesin e fëmijës dhe do i dëmtonte marrëdhëniet shoqërore në të ardhmen.

Kështu gjyqtari ndaloi prindërit që të përdornin këtë emër. Çifti po insiston kundër vendimit duke kërkuar ndihmë ligjore dhe kanë shtyrë pagëzimin e vajzës.

Ndërkohë Franca njihet për rreptësi kur bëhet fjalë për emrat e foshnjave, dhe kjo lloj seance gjyqësore nuk është e pazakontë.

Gjithashtu thuhet se disa prindër tjerë janë ndaluar të emërtonin fëmijët e tyre Nutella, Strawberry dhe Manhattan.