17:20 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

“Prindi” i gjitha veturave: Mercedes-Maybash S600 Pullman

S-Class vlerësohet si një nga modelet më luksoze që prodhon Mercedes-Benz. Por, nëse shikojmë një Mercedes-Maybach S600 Pullman, atëherë modelet standarte S-Class mund të duken vetëm si një pikë reference.

Ky model sedan që do të shihni tani është 6,4 metra i gjatë, ka interier të tërin nga lëkura dhe hapësirë të mjaftueshme.

Mercedes-Maybach S600 Pullman ka motor twin-turbo V-12, me kapacitet prej 530 kuajfuqi, ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet elektronikisht në 160 km/orë.

Cmimi i kësaj veture është 500,000 euro, ndërsa ai Guard ( i blinduar ) kushton 1,400,000 euro.

Më poshtë mund të shikoni se si duket kjo veturë e jashtëzakonshme. /IndeksOnline/