14:21 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Prishtina feston tre vjetorin e themelimit (Video)

KF Prishtina në futsall ka festuar tre vjetorin e themelimit si klub, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen e mbrëmshme të Superligës kundër Feniksit ishin të pranishëm rreth 1000 shikues, në mesin e tyre edhe Plisat.

Prishtina gjatë këtyre viteve ka bërë një organizim mjaftë të mirë duke sjellë risi në futsallin kosovar.

Megjithatë, në këtë mbrëmje skuadra nga kryeqyteti u mposht 4-2 nga lideri Feniks. /IndeksOnline/