18:44 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Prishtina megjithatë fiton diçka, triumfon në Kupën e Kosovës

Prishtina ka arritur të triumfoj në Kupën e Kosovës pasi në finale mposhti Vëllaznimin pas penalltive.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Khalid në minutën e 24-të të ndeshjes.

Gjakovarët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 79-të me anë të dardan Rogovës.

Në dy pjesët shtesë nga 15 minuta skuadrat nuk arritën të shënojnë.

Pas penalltive, futbollistët e Prishtinës u treguan më të saktë duke shënuar pesë ndërsa ata të Vëllaznimit shënuan katër penallti dhe humbën një.

Kjo është hera e gjashtë që Prishtina fiton Kupën e Kosovës. /IndeksOnline/