21:22 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Prishtina mposhtet për herë të parë këtë sezon

Skuadra e Sigal Prishtinës ka pësuar humbjen e parë në IP Superligën e Kosovës në Basketboll.

Prishtinasit u mposhtën nga Bashkimi me rezultat 93-84, shkruan IndeksOnline.

Kjo është humbja e parë e Prishtinës pas 22 xhirove në këtë sezon.

Edhe pas kësaj humbjeje, Prishtina mbetet në pozitën e parë, kurse Bashkimi në të dytin./IndeksOnline/