09:30 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Prishtina prapë kryeson me ndotjen më të lartë në botë

Ndotja e ajrit në Prishtinë është rikthyer.

Në këto momente, në bazë të matjeve të ‘Air Quality Index’, ndotja në kryeqytet është 220 e cila është e përshkruar si e shumë e pashëndetshme, transmeton Indeksonline.

Ndonëse disa ditë cilësia e ajrit ishte me e mirë për shkak të erërave dhe shiut, këto ditë temperaturë të ftohtë, ndotja është rritur.

Prishtina për disa javë me radhë ka prirë në listën e qytetëve me të ndotura, sipas matjeve të Ambasadës Amerikane e cila ka monitoruar gjendjen e ajrit./Indeksonline/