10:54 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Prishtinë: Gruaja raporton burrin në polici pasi gjuajti me armë në banesë

Një femër shqiptare ka deklaruar se ndjehet e shqetësuar pas një mosmarrëveshje që pati me bashkëshortin e saj të komunitetit turk, i cili ka ekspozuar dhe ka shtënë me armë zjarri në brendësi të banesës, transmeton Indeksonline.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, me pëlqimin e të dyshuarit është kontrolluar banesa e tij ku është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit ‘Zastava’ 6.35mm, me 5 fishekë dhe një predhë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/