10:35 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, kapet duke ia vjedhë telefonin nga xhepi

Një person është arrestuar meqë i njëjti është zënë në flagrancë duke ia vjedhë një femre, telefonin nga xhepi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.

“Rr. “Sylejman Vokshi”, Prishtinë 12.03.2018-12:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke ia vjedhur nga xhepi telefonin, viktimës femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/