14:44 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pritet vendosja e flamurit shtetëror tek rrethi në Prishtinë

Pas diskutimeve për heqjen ose jo të flamurit kombëtar dhe vendosjes së flamurit shtetëror, te rrethi afër shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”, është marr një vendim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë ka autorizuar ministrin e Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar  që ta vendos flamurin e Kosovës në rreth.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline zyra e informimit të kësaj ministrie, por duke mos duke mos treguar orën se kur do bëhet një gjë e tillë.

Sipas tyre, kërkesa tashmë është marrë nga kryeministri i Kosovës dhe atë janë duke e shqytar këtë dhe pritet shumë shpejt të caktojnë dhe kohën.

“Kemi marrë kërkesë nga kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj për vendosjen e flamurit nga zyrtarët e MAP. Tani është duke u shqyrtuar ajo”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim me publikun e kësaj ministri.

Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur nëse do vendoset karshi flamurit kombëtarë, apo do vendoset tek rrethi tjetër, që ndodhet në afri të rrethi me flamur kombëtarë./Indeksonline/