06:25 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pritje të gjata në kufirin Kosovë- Serbi [Video]

Tanimë është e zakonshme që në ditët e nxehta të kësaj vere, të krijohen kolona të gjata nëpër kufijtë e Kosovës.

Madje, sipas Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar të MPB-së, veturat në disa pika kufitare presin disa orë si në hyrje ashtu edhe në dalje, shkruan Indeksonline.

Përveç pikes kufitare së Merdares, në të cilën pritjet ishin deri në pesë orë, më shumë dalin të jenë në atë të kufirit Kosovë-Serbi.

Një lexues i Indeksonline ka treguar se në këtë  pikë bashkëatdhetarët po presin me orë të tëra. Mësohet se pritjet janë më shumë se pesë orë.

Po ashtu, pritje të ngjashme ka edhe në kufirin Serbi- Kroaci.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se lexuesi në fjalë ka treguar në kushte anonimiteti se një i afërm i tij është dashur të kthehet për një rrugë tjetër me qëllim që t’iu shmanget kolonave të gjata.

Indeksonline ua sjellë një video të vendit të ngjarjes ku është krijuar fluks i madh i veturave në këtë pikë kufitare, ku të njëjtit kanë filluar të nervozohen nga situata në fjalë.