10:26 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Pritjet e Milaim Zekës për liberalizimin e vizave, flet si anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane

Zbatimi i kriterit të fundit të vënë për Kosovën, luftimi i krimit e korrupsionit do të jetë temë diskutimi dhe vlerësimi i delegacionit të Bashkimit Evropian që do të vije në vend gjatë kësaj jave.

Kjo vizitë do të ndodhë me datat 4-5 maj,  do të përcillet me takime në institucionet që lidhen me kriterin e fundit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, poashtu edhe me krerët politik.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane,  deputeti i  NISMA-s, Milaim Zeka nga kjo vizitë pret vlerësim pozitive. Këtë e ka thënë në një prononcim për “Indeksonline”, ku ka shtuar se bashkëfajtorët nëse nuk është luftuar krimi dhe korrupsioni është edhe vet BE-ja.

“Duhet me pas vlerësim pozitiv, pasi që në këtë kriterin e fundit për të gjitha të arriturat në Kosovë por edhe për dështimet, do të thotë qoftë pozitivisht qoftë në aspektin negative. Edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë qoftë meritor apo fajtor sepse sundimin e ligjit në Kosovë edhe luftën kundër krimit të organizuar e ka pas kompetencë absolute Bashkimi Evropian, EULEX-i” ka thënë Zeka.

Deputeti nga radhët e Nismës ka theksuar se pritet që edhe ai vet të takohet me këta përfaqësues të Bashkimi Evropian, ku do të tentoi t’i bind se nuk ka më pengesa për liberalizimin e vizave.

“Mbi bazën e kësaj shpresoj që do të takohem edhe unë me këtë delegacion teknik, do t’i bind që nuk ka më Kosova asnjë pengesë një arsye reale mos me marr liberalizimin e vizave.” ka përfunduar ai.

Në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirë nëpër Evropë pas plotësimit të kriterit të demarkimit të kufijve me Malin e Zi, si kriter kryesor i ka mbetur luftimi i krimit dhe korrupsionit. Pas vlerësimit që ky kriter tashmë është plotësuar Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, do të marrin vendimin e shumëpritur për liberalizimin e vizave./Indeksonline/

Temat: