11:08 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Prizren, arrestohen 8 persona për vjedhje të rëndë

Policia e rajonit të Prizrenit ka bërë me dije se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 8 persona, në raste të ndara, për vjedhje të rëndë.

Katër nga të dyshuarit të cilët janë dërguar në mbajtje, ishin zënë në flagrancë duke vjedhur nga një veturë.

“Rr. “Petrit Bytyqi”, Prizren 17.01.2018-02:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur nga një veturë. Gjatë kontrollit të veturës së dyshuarve janë gjetur tri bateri dhe një radio. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, bën të ditur policia në rajonin e saj 24-orësh, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, për veprën penale “vjedhje e rëndë” janë arresuar edhe dy persona të tjerë në rrugën “Edit Durham”.

“Rr. “Edit Durham”, Prizren 07.01.2018-00:55. Lidhur me rastin me datën 17.01.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, sqaron tutje policia.

Ditën e djeshme, policia u kishte bastisur pronat dy të dyshuarve për vjedhje, ku edhe janë konfiskuar disa mjete të vjedhura.

“Lagjja Dardania, Prizren 15.12.2017-19:00. Me datën 17.01.2018 Njësiti i Hetuesisë ka bastisur pronat e dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë me dyshimin e bazuar se kanë kryer disa vjedhje, me ç’rast janë gjetur shumë gjësende të vjedhura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka sqaruar policia në raportin e saj./Indeksonline/