11:58 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Prizren: I dehuri djeg shtëpinë e tij, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Betim Berisha” në Prizren, i cili derisa ishte i dehur i ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ia kishte vënë zjarrin shtëpisë së tij. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. I  dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/