11:14 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Prizrenasit i gjenden 3 granata në shtëpi

Forca e Sigurisë së Kosovës dje ka bërë deminimin e tri granatave të dorës të cilat policia i gjeti në shtëpinë e një qytetari të Prizrenit.

Sipas raportit policor, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. “Xhevat Berisha”, Prizren 17.01.2018-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur tri granata dore. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr granatat e dorës ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, sqaron policia./Indeksonline/