11:01 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Procesi i ligjshëm në vetëm pesë shtete, vritet personi që truri i tij të jetojë përgjithmonë

Miliarderi 32 vjeçar, Sam Altman po paguan 10.000 $ për t’u vrarë kështu që përmbajtja e trurit të tij të mund të ruhet në mënyrë digjitale dhe të ruhet përgjithmonë.

Altman dëshiron të ngarkoj trurin e tij në internet dhe të jetojë përgjithmonë.

Ky proces që kryhetnga kompania ‘Nectome’ është i ligjshëm vetëm në pesë shtete, pasi ky proces është 100 për qind fatal dhe është i ngjashëm me vetëvrasjen, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Miliarder teknologjik është i 25-ti në listën e pritjes në Nectome, një kompani e cila thotë se mund të ngarkoni përmbajtjen e trurit në internet në mënyrë që ata të mund të jetojnë përgjithmonë.

Por në këmbim të ruajtjes së përjetshme të mendjes, 32-vjeçar duhet të vdesë në një proces të ngjashëm me vetëvrasjen e ndihmuar nga mjekët – e cila është e ligjshme vetëm në pesë shtete amerikane.

Procesi që ai ka nënshkruar përfshin balsamimin e trurit në mënyrë që më vonë të simulohet në një kompjuter, sipas MIT Technology Revieë, përcjell Indeksonline.

Konsumatori, i gjallë, është i lidhur me një makinë dhe pastaj është injektuar me kimikatet e balsamimit të Nectomës.
Kompania tha se metoda është ‘100 për qind fatale’.

‘Përvoja e përdoruesit do të jetë identike me vetëvrasjen e asistuar nga mjekët’, tha bashkëthemeluesi i Nectomos, Robert McIntyre.

Altman, udhëheqës i kompanisë Y Combinator, ka nënshkruar që të ketë trurin e tij të balsamuar kështu që mund të vihet në një simulator kompjuteri. Ai është parë duke arritur në një hotel në Dresden të Gjermanisë .

Në faqen e internetit të kompanisë, thuhet se misioni është që ‘të ruajë trurin tuaj mjaftueshëm për t’i mbajtur të gjitha kujtimet e paprekura.

‘Ne besojmë se brenda shekullit aktual do të jetë e mundur të digjitalizohet ky informacion dhe ta përdorim atë për të rikrijuar vetëdijen tuaj.’

Ky proces kualifikohet si vetëvrasje e ndihmuar nga mjeku, e cila aktualisht është e ligjshme vetëm në pesë nga 50 shtetet.
Dhe madje edhe në ato shtete, një individ duhet të ketë një sëmundje dhe se ata do të jetojnë vetëm për gjashtë muaj ose më pak.

Kompania ka konsultuar avokatë të njohur me ligjin dhe tha se nëse njerëzit kanë një sëmundje terminale, ata besojnë se ky shërbim do të jetë i ligjshëm për ta./Indeksonline/