21:02 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Prodhohet xhipi më i shtrenjtë në botë [Foto/Video]

“E tepërt” nuk është ndoshta fjala e duhur për ta përshkruar makinën Karlmann King, një SUV luksoz gjashtë tonësh, ndërtuar nga kompania kineze AIT.

Bazuar në kamioncinë të rëndë si Ford F-550, ky SUV masiv është 5,990 mm i gjatë, 2,480 mm i gjerë, 2,480 mm i lartë, dhe distancë mes rrotave të përparme dhe të pasme 3,691 mm.

Këto dimensione e bëjnë praktikisht të papërdorshëm në qytet, por kjo është në rregull, sepse, ashtu si Rhino GX, kjo makinë nuk është e destinuar për banorët e qytetit, shkruan IndeksOnline.

Kjo makinë preferohet më shumë të mbaj pasagjerët nëpër shkretëtirë dhe mjedise të tjere ekstreme.

Ky SUV sigurisht tërheqë me katër rrota dhe ka një motor 6,8 litra V10 të Ford me 288 kuajfuqi. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në vetëm 140 km/orë.

Çmimi fillon me 2 milionë dollarë, por lehtë mund të dyfishohet duke u përfshirë në listën e opsioneve, që përfshin një pjesë të trupit të blinduar, TV satelitor, telefon satelitor dhe më shumë. /IndeksOnline/