11:03 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Produkti kozmetik ku ofendohet Donald Trump me shitje të madhe! (Foto)

Një markë e produkteve të kozmetikës ka dhënë 100 mijë dollar për familjaret migrante të prekura nga politikat e rrepta të emigracionit nën udhëheqjen e Donald Trump.

Buzëkuqet janë krijuar me shkrimin “F*** Trump”, në muajin mars dy muaj pas inaugurimit të presidentit dhe 50% e fitimit është dhuruar për emigrantët, transmeton Indeksonline.

21 vjeçarja Katie Sones themeloi markën menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, kur ajo ishte studente.

Produkti kozmetik është përhapur shpejtë dhe ka pasur një shitje të madhe, kështu duke u mbledhur para të shumta për këto familje./Indeksonline/