18:20 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Profa” flet për fitoren e Llapit dhe situatën në skuadër

Llapi është kthyer me tri pikë nga udhëtimi në Prizren, ku fitoi ndaj Lirisë me rezultat 3:2. Në këtë mënyrë llapjanët kanë reaguar në mënyrën më të mirë pas situatës së krijuar lidhur me largimin e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Pikërisht për këtë çështje ka folur vetë Sokoli pas ndeshjes në Prizren.“Mendoj se disa nga mjetet e informimit e kanë zmadhuar gjendjen në klub. Gjendja në klub është e mirë, raportet janë të mira si me kryesi, ashtu edhe me lojtarë. Llapi është shumë i moblilizuar, kemi kryesi të fortë, shtab teknik homogjen dhe këta futbollistë ende nuk kanë treguar potencialin që kanë”, tha Sokoli për SSK.

Ai analizoi edhe ndeshjen, ku më në fund u shpreh i lumtur. “Ekipi që pretendon pjesën e epërme nuk guxon të pësojë golat si sot. Nëse më thoni se a jam i kënaqur, duhet të them që jam shumë i kënaqur që fituam dhe morëm tri pikë. Në mungesë të Januzit dhe Hajdarit, jemi munduar të kombinohemi”, shtoi Sokoli.