18:06 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

“Profa” i Werderit: Qe pse e lash në stol Milot Rashicën!?

Milot Rashica, futbollisti i Werder Bremen më 12 mars të këtij viti gjeti rrugën e golit për klubin e tij më të ri.

Por, vetëm pas pesë ditëve, ai u la në stol duarkryq nga trajneri Florian Kohfeldt, transmeton IndeksOnline.

35-vjeçari, që në Gjermani e thërrasin “profa”, ka treguar arsyen pse la në bankë rezervë yllin e Kombëtares së Kosovës.

“Unë besoj se Miloti pas performancës së shkëlqyer kundër Kolnit, do të ishte në presion të lartë, andaj vendosa që të jetë në stol. Miloti është një lojtar i cili tashmë po na forcon. Por mbi të gjitha, një që ne duam ta zhvillojmë në perspektivë për një interpretues absolut”, ka thënë Floriani, trajneri i klubit gjerman.

Rashica nuk luajti fare gjatë kësaj jave, kurse Werderi fitoi 3 me 1 nga Augsburgi.

Kujtojmë se ish-lojtari i Vitesses, ka marr ftesë nga trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes për miqësoret e muajit mars../IndeksOnline/