19:41 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Programi natyral shtatë ditor për pastrimin e aparatit tretës

Mjafton një javë për të pastruar aparatin tretës dhe për të eliminuar menjëherë të gjitha inflamacionet. Ne këshillojmë një regjim me bazë bimore, minerale dhe ushqime të sezonit, për të parandaluar kolitin dhe kapsllëkun, edhe pse nuk keni ende simptoma. Mund ta zbatoni për 7 ditë në muaj ose për një muaj nëse gjatë verës zorrët tuaja shfaqin irritime.

7 DITË

Kjo është një strategji shumë e mirë parandaluese në pranverë (ose gjatë ndryshimit të stinëve), kur zorra është më e ndjeshme se zakonisht. Mund të ndiqni programin për 7 ditë dhe ta përsërisni në qershor, korrik dhe gusht, ose nëse e keni zorrën shumë të ndjeshme, mund ta vazhdoni përgjatë gjithë muajit. Ky program i ekuilibrit të zorrëve është i përshtatshëm për të gjithë, edhe për ata që nuk vuajnë nga koliti apo kapsllëku; në fakt, është i përsosur për të shmangur mospërthithjen, spazmat, fryrjet, dhimbjet dhe për t’u përgatitur për verën me një aparat tretës të pastër, të shëndetshëm dhe efikas. Më poshtë ju paraqesim disa metoda natyrale, të cilat duhet t’i konsumoni para dhe pas çdo vakti. (Ushqimi për çdo vakt, është sipas dëshirës.)

MËNGJESI

  1. Ujë me limon dhe komposto kumbulle

Sapo të zgjoheni, tretni në një gotë me ujë të vakët, një lugë me pelte kumbullash pa sheqer dhe shtoni lëngun e një gjysmë limoni. Uji i vakët ndihmon peristalsin mëngjesor, fibrat dhe pektinat e kumbullave pastrojnë mukozën e zorrëve, ndërsa limoni është alkalin: në fakt, ai përmban disa vajra esencialë që sapo prekin organizmin nxisin formimin e karbonatit të potasiumit, një substancë që ndalon shtimin e acideve në zorrë, por dhe në linfë, urinë dhe në gjak.

  1. Ushqeni bakteret e mira me probiotikë për zorrët

Hapi i dytë për mëngjesin, është konsumimi i suplementeve “lactobacillus rhamnosus”, të

kombinuar me “bifidobacterium” (i gjeni në çdo farmaci). Këto suplemente pihen një herë në ditë me një gotë ujë. Probiotikët ndihmojnë sidomos për kapsllëkun, duke nxitur rritjen e florës bakteriale, duke luftuar mikroorganizmat e dëmshëm dhe duke e forcuar zorrën kundrejt substancave infektuese.

  1. Fibrat

Për mëngjes, duhet të konsumoni gjithmonë dozën e duhur me fibra: ato nuk e irritojnë zorrën dhe janë një ndihmë e madhe për këdo që ka zorrë të irrituar. Sipas ekspertëve, doza e duhur është 25 gr fibra në ditë, të cilat e bëjnë zorrën më të fortë dhe rezistente. Në praktikë, mjafton të konsumosh 50 gr drithëra ose tërshërë pa sheqer.

ZËMRA

Lëngu i boronicave me “Rhodiola Rosea”

Për zëmrën e orës 11:00 zgjidhni një gotë me lëng boronicash organike, pa sheqer, që mund të shoqërohet dhe me “Rhodiola Rosea”, një rrënjë që rigjeneron sistemin imunitar dhe atë të zorrëve, ul stresin, duke stimuluar sintetizimin e seratoninës në zorrë, duke na rregulluar humorin dhe elasticitetin e muskujve të aparatit tretës. Lëngu i boronicave favorizon rritjen e probiotikëve, është diuretik dhe rregullon mikroqarkullimin e zorrëve, duke çuar në nxjerrjen e toksinave që nxisin vatrat e inflamacionit. Nëse keni uri, shoqërojeni këtë pije me kos natyral, mollë dhe një fetë bukë integrale të thekur.

Para vaktit të drekës e të darkës

Ekstraktet e fikut – ndihmojnë në tretje Shpesh, kapsllëku dhe koliti shfaqen nga mbilodhja e stomakut, i cili funksionon keq ose ngadalë, duke prodhuar shumë lëngje tretëse, të cilat derdhen në zorrë. Pra, nëse përpos dhimbjes së barkut dhe fryrjes ndjeni të përziera dhe dispepsi, përpara drekës dhe darkës mund të merrni pika ekstrakti fiku

me një gotë ujë: mjaftojnë 30 pika.

Pas vaktit të drekës dhe të darkës

Fara, lule dhe minerale – largojnë inflamacionin

Magnezi qetëson muskulaturën, duke përmirësuar dhimbjen e barkut dhe kapsllëkun.

Përzierja e Glikanxos (ANICE) me ALTEA, ndihmon në shfryrjen e zorrëve dhe çliron stresin.

Glikanxo është edhe një ilaç natyral gjatë periudhave të kapsllëkut dhe është akoma më efikas nëse përdoret bashkë me altean; rrënjët e kësaj bime janë të pasura me flavonoide, të cilat favorizojnë qetësimin e mukozës së zorrëve: zieni për tri minuta disa fara glikanxo dhe një lugë rrënjë altea me 250 ml ujë, pastaj lëreni të pushojë për pesë minuta dhe konsumojeni të vakët. Do ta ndjeni shfryrjen pas disa gllënjkash.