20:35 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për nënën e 4-vjeçares së vdekur

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënën e katërvjecares e cila sot vdiç nga zjarri në një banesë në Ulpianë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, kryeprokurori Imer Beka.

Ai ka thënë se kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Themelore.

“Prokurori kujdestar, Ruhan Salihu ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vepren penale, shkelje e detyrimeve familjare sipas nenit 251, paragrafi 3 i kodit penal” ka thënë Beka për Indeksonline.

Ndryshe, sot në mëngjes ndërtesa në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Zjarri erdhi pasi ishte e ndezur një nxemje elektrike dhe si pasojë e saj humbi jetën një vajzë 4 vjeçare me inicialet I.S, shtetase e Shqipërisë, që gjendej e vetmuar brenda./Indeksonline/