23:52 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prokuroria me hetime intensive për identifikimin e të dyshuarve për vrasjen e të riut në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës  ka dhënë informacione lidhur me rastin e vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në rrugën “Qerim Muriqi” të Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së këtij rajoni, Shkodran Nikçi ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar.

“Hetime nga Prokuroria Themelore e Pejës janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e kryerësve të kësaj vepre penale”, ka thënë ai për Indeksonline.

Sa i përket motiveve të kësaj vrasje, ai ka shtuar se për shkak që janë në fazë të hershme të hetimit nuk mund të japin informata rreth motivimit.

Kujtojmë, se mbrëmë një 29 vjeçar me inicialet V.Sadria humbi jetën nga arma e zjarrit. Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar edhe ekipi mjekësorë./Indeksonline/

Policia jep detaje për vrasjen e 29-vjeçarit në Pejë