16:38 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Pronarë të makinave Skoda, tani mund ta kontrolloni makinën nga telefoni

Skoda ka integruar asistentin virtual të Alexa në gamën e vet të automjeteve të reja.

E pajisur me shërbimet e ‘Alexa Voice Services’, teknologjia punon së bashku me ‘Skoda Connect’ , e cila përbëhet nga tri shërbime kryesore të quajtuara Infotainment Online, Care Connect dhe Emergency Call.

Alexa mund t’i japë pronarëve informacion në lidhje me gjendjen e makinës së tyre dhe ka qasje në 12 parametra të ndryshëm shkruan IndeksOnline.

Për të aktivizuar funksionin, pronarët e Skoda do të duhet të përditësojnë pajisjen e tyre Alexa me një ‘Alexa Skill’ të ri, të quajtur ‘Skoda Connect’.

Kjo teknologji është e disponueshme në modelet Fabia, Rapid, Octavia, Superb, Karoq dhe Kodiaq, e cila lejon që smartfoni apo tableta të komunikojnë me makinën. Sapo të instalohet dhe të lidhet me llogarinë e ‘Skoda Connect’ të pronarit, është gati të vihet në provë.

Pronarët mund të kërkojnë asistentin personal të pyetjeve të ndryshme, të tilla si “Alexa, pyesni Skodan se sa larg mund të vozisë makinën me nivelin e mbetur të karburanit” . Si përgjigje , sistemi kontrollon karburantin e mbetur në rezervar, llogarit vargun bazuar në konsumin mesatar të karburantit dhe jep përgjigjen menjëherë.

Të dhëna të tjera janë në dispozicion sipas kërkesës, siç është shpejtësia mesatare e udhëtimit të tyre të fundit, nëse dritat janë ndezur, ose më e rëndësishmja, ku e keni makinën të parkuar. /IndeksOnline/