08:18 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Propozim special për martesë në San Siro (FOTO)

Milan-Fiorentina, çoi kuqezinjtë direkt në fazën e grupeve të Europa League, por para takimit ndodhi edhe një episod mjaft i veçantë në shkallët e “San Siros”.

Ndërsa lojtarët ishin në fushë për të bërë nxehjen, në një nga sektorët milanistë është shfaqur një parullë me mbishkrimin: “Do të martohesh me mua”? me shumë zemra, propozimin për martesë dhe unazën e pashmangshme, përveç koreve të miqve të vajzës së re.

Skena nuk kaloi pa u vënë re, aq sa çifti i ardhshëm ka marrë duartrokitje nga të pranishmit dhe nga disa futbollistë që ishin në fushë.