09:54 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Proteinat kundër plakjes mund të trajtojnë diabetin, obezitetin dhe kancerin

Një hulumtim rreth ndikimit të proteinave kundër plakjes në trajtimin e disa sëmundjeve të caktuara, ka hedhur dritë mbi disa të gjetura interesante.

Sipas studiuesve, këto proteina mund të ndihmojnë në krijimin e trajtimeve inovative për një sërë sëmundjesh, duke përfshirë kancerin, obezitetin dhe diabetin.

Një familje e molekulave të quajtura proteina Klotho ka intriguar studiuesit e interesuar në procesin e plakjes për dekada të tëra.

Konkretisht, fjala është për proteinat Klotho, transmeton Indeksonline.

Një studim i kohëve të fundit hedh një vështrim të ri dhe më të detajuar në strukturën e këtyre proteinave. Studiuesit kërkuan të kuptojnë më mirë se çfarë bëjnë ato në trup. Shkencëtarët, nga Universiteti Yale në New Haven, besojnë se gjetjet e tyre kanë implikime për trajtimin e ardhshëm të shumë kushteve, duke përfshirë obezitetin, diabetin dhe disa lloje kanceri.

Ka dy proteina në familjen Klotho: alfa dhe beta. Të dyja janë receptorë që ulen në membranat e indeve të caktuara. Ata punojnë së bashku me molekulat e quajtura FGFs endokrine, të cilat rregullojnë proceset metabolike në indet dhe organet përfshirë dhe trurin, mëlçinë dhe veshkat./Indeksonline/