21:39 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Protesta kundër marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Në Athinë dhe Selanik, sot janë mbajtur protesta kundër marrëveshjeve që Athina dhe Shkupi arritën muajin e kaluar për emrin e ri të Maqedonisë.

Për shkak të tubimeve para ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin grek dhe sheshin Aristotel në portin verior të Greqisë, rrugët kyçe janë bllokuar në të dy qytetet, njofton gazeta “Kathimerini”.

“Ne protestojmë që ta mbrojmë Greqinë tonë, Maqedoninë, historinë, sovranitetin kombëtar, Kushtetutën dhe demokracinë”, bëjnë thirrje organizatorët.