13:31 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Protesta në “Rrugën e Kombit”, mbyllet përkohësisht kufiri Vërmicë-Morinë

Policia e Kosovës (PK), publikon këtë informacion zyrtar me qëllim të informimit të opinionit publik, se sot rreth orës 11:20  përkohësisht është mbyllur Pika Kufitare në Pikën Kufitare të Kosovës Vërmicë –VKK Morinë nga Autoritet e Shqipërisë.

Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë  për arsye të protestës   që po mbahet  nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit,  dhe në pa mundësi për të lëvizur automjetet  dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër./Indeksonline/