11:42 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Protesta për Sylejman Selimin, qytetarët mblidhen para Pallatit të Drejtësisë

Para Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, pas pak pritet të mbahet një protestë, përmes së cilës qytetarët do të kërkojnë lirimin nga burgu të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarit të tij, Jahir Demaku.

Për pjesëmarrje në këtë protestë kanë bërë thirrje edhe shumë zyrtarë politikë, duke e cilësuar mbajtjen në burg të Selimit dhe Demakut të padrejtë, raporton Indeksonline.

Protesta e cila është paralajmëruar të nis nga ora 12:00 ka mbledhur tanimë disa protestues, të cilët kanë ardhur edhe nga qytetet tjera.

Ata madje kanë ardhur edhe me autobusë, derisa protestojnë me moton “Me ty komandant”. /Indeksonline/