07:19 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Një grup qytetarësh kanë bërë thirrje që sot nga ora 12:00, t’u bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

‎Ata ftesën e kanë bërë nëpërmjet Facebook-ut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.

“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve.