08:05 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Protestojnë banorët e Mramurit të Prishtinës

Banorët e fshatit Mramur të Prishtinës do të protestojnë sot, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, sic thonë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

Portesta fillon në orën 12:00. Ndërkohë, banorët thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e ka largu nga aty, e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.

Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë./Indeksonline/