19:16 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Provoi ta turpëronte partneren e dehur, e popullarizoi për të mirë në internet

 Laude McWilliams nga Glasgow i Anglisë, e ka filmuar të partneren Taylor Reid, teksa vallëzonte e dehur nën tingujt e këngës së preferuar.

Videon e realizuar në orët e hershme të së dielës, ai e postoi për ta turpëruar të dashurën, por planet nuk i dolën si priti.

“Lëvizjet e saj janë të mahnitshme, po e mbanë ritmin edhe pse e dehur”, si dhe “kjo jam unë për çdo të shtunë mbrëma” kanë qenë dy nga komentet e shumta.

Në fakt, Reid është pëlqyer shumë dhe u popullarizua në internet, ndërsa nuk i kanë munguar as ofertat për takime, megjithëse ka një të dashur.