12:46 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Provokacija’ antievropiane nga bunkeri

Tek disa, që nuk ishin të paktë në Shqipëri, të qenunit mendjehapur dhe pinjoll anitkomunist e pro-perëndimor në një farë mënyre nënkuptonte edhe të qenunit pro-jugosllav. Ky ngatërrim i përçudnum ishte determitë e izolimit enverist të Shqipërisë që kishte prodhuar mendësi nihiliste që si duket nuk po perëndon kollaj.

Do të mundohem ta shpjegoj një si fenomen, disi të përçudnum vështirë të kuptueshëm në Kosovë, edhe më vështirë që t’i japim emër e të tipizohet, që e vrejmë tek disa njerëz në Shqipëri të cilët shaqjen e simpatisë për këngëtarë, aktorë apo futbollistë jugosllav e kanë disi si përpjekje për tu paraqitur se kanë qenë jo vetëm mendjehapur, por edhe pinjoll të vlerave të hershme liberale të cilat ata na i paskan përqafuar nga të parët, qysh në Shqipërinë tatalitare të izoluar. Në të vërtetë vite më parë në gjithë Evropën totalitare komuniste, për shumë vite, vlerat perëndimore ishin jo vetëm të ndaluara por edhe të ndëshkueshme. Aspirimi i tyre nga evrolindorët, sidomos rinia dhe intelektualët, ishte aspiratë për liri, ishte qëndresë dhe luftë kundër komunizmit.

Disi ngjashëm ky fenomen ishte i pranishëm edhe në Shqipërinë komuniste. Që nga mënyra e prerjes së flokëve, gjerësisë së pjesës së poshtme të pantollonave, dëgjimit të këngëve ta zëmë të grupit të famshëm anglez “The Beatkes” e deri tek aspirimi për stile më jo konvencionale në art e kulturë, ishin shprehje e revoltës kundër monizmit. Por në këtë drejtim në Shqipëri kishte një defekt jo të zakonshëm, që determinohet nga izolimi hermetik krejt i veçantë dhe shumë më i vrazhdë se gjetiu. Ky izolim bënte që në njërën anë të mos kuptohet drejtë gjendja e përgjithshme jashtë Shqipërisë e konkretisht e shqiptarëve në Jugosllavi, e në tjetrën, disa vlera në Jugosllavi të pranoheshin si vlera evro-perëndimore.

Kështu kur disa njerëz, bile edhe sot në Shqipëri, flasin në superlativ ta zëmë për këngëtarin e njihur serb Zdravko Qoliq dhe ja dijnë dhe këndojnë këngët e tij, apo të grupit të popullarizuar serb ‘Bjelo Dugme’ me liderin e grupit, serbin e shpërblyer nga kryeministri aktual Edi Rama, Goran Bregoviq, apo kur e shfaqin me krenari tifozërinë e kahmotshme ndaj ekipit futbollistik beogradas Crvena Zvezda, duan të lënë përshtypje jo vetëm në aspektin kulturor, se qysh moti ata kishin thyer muret dhe bunkerët e Enver Hoxhës dhe kishin pa e dëgjuar Evropën me sy.

Pra të qenët mendjehapur dhe properëndimor, nënkuptonte edhe të qenunit pro-jugosllav. Ky ngatërrim i përçudnum ishte detrmitë e izolimit enverist të Shqipërisë. Ta dëgjosh dhe ta adhurosh Zdravko Çoliqin në Tiranë, ishte disi e njëjtë si ta dëgjosh e adhurosh grupin “The Beatles’. Pra për këtë sortë njerëzish, një lidhje e till “me jugosllavët”, shprehje e përdorur jo rrallë dikur në Shqipëri, pa e bërë dallimn ndërmjet sllavëve që kishin jetuar në Jugosllavi, ishte një “shmekerllëk” kulturor, bile një refuzim i monizmit enverist, një lloj evropianizmi.

Fakti se këta ishin serb, armiq shekullor dhe aktual që po dhunonin shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk e bënte dallimin. Fakti se ky shtet, pra Jugosllavia diskriminonte vëllezërit e tyre në çdo aspekt, deri në dhunë sistematike shtetërore, vetëm pse ata ishin shqiptarë, nuk e bënte dallimin, thjeshtë sepse nga Shqipëria kjo dhunë nuk shihej e nëse shihej, nuk ndihej sepse ndjenja për ta ndier e kuptuar ate ishte vra me decenje të tëra nga mortaja enveriste. Nacionalizmi progresiv kishte pësuar tredhje nga enverizmi.

E si përceptohet kjo në Kosovë? Si dje ashtu edhe sot, pak gjëra më shumë se kjo qasje i iriton e ua plas barkun shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk gjinden askund në këtë kombinim të liberalizmit të përçudnum të Shqipërisë dhe përceptimit të jugosllavizmit. Në të vërtetë ky pretendim dëshpërues i të qenunit mendjehapur dhe liberal qysh heret, pra i të qenunit jo nacionalist dhe jo ballkanas i mbrapambetur, që më së miri këto ditë po e vrejmë nga kryeprovokatori Mustafa Nano apo ditë më parë nga tidozi i kombëtres së Serbisë, Grillo, ende të ngujuar në mendësinë e bunkerizmit në Shqipëri, del të jetë mu e kundërta e tij.

Këta dhe të tjerët si këta, me këtë qasje dhe botëkuptim, janë dëshmia më e mirë se, në të vërtetë, jo vetëm kulturalisht, ata mbesin prodhimi më i keq i asaj dekadence dhe atij mjerimi që kishte formuar izolimi i komunizmit enverist. Këta dhe të tjerët si këta, në të vërtetë ishin ngjizur kështu mendjeshtrydhur dhe antievropian, pa krenarinë e mirëfilltë kombëtare, me një lloj nihilizmi ekstremist i cili shqiptarët jashtë Shqipërisë jo që nuk i përfill, por as nuk i detekton se ekzistojnë e lëre më për të aspiruar një komunkim normal me ta e aq më pak për të pasur përgjegjësi dhe vrasje ndërgjegjeje kombëtare për gjendjen e tyre të rëndë dhe kohë të gjatë diskriminuese.

Për kohë të gjatë Edi Rama në raport me shqiptarët jashtë Shqipërisë ishte flamurtar i kësaj mendësie, këmbëkryq brenda bunkerit, me tesha kat, çorape me lara e patika adidas, prej ku nuk e kuptonte as që ja kishte idenë se, me çelsin që po i dhuron Goran Bregoviqit, po ua mbyll derën e Tiranës në shumë sfera bashkëkombasve të tyre jo vetëm nga Kosova. Bashkë me ta në këtë bunker, në këtë mendësi të prapambetur dhe antievropiane sa edhe antishqiptare janë edhe Pandi Laço, edhe Konstatin Grillo, edhe Mustafa Nano, por që shyqyr që këtë marifet nuk po mund ta trashëgojnë tek gjeneratat e reja në Shqipëri.

Faton Abdullahu