08:06 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

PSD sot zgjedhë kryetarin

12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), gjatë ditës së djeshme kanë publikuar logon e partisë së tyre të re, ndërsa sot, në Ditën e Evropës, këta deputetë pritet që të mbajnë Konventën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Kjo konventë do t’i jap formë më të qartë organizimit të partisë, pasi aty do të zgjidhet struktura, dhe kryetari i saj.

Logo e PSD-së, parti e cila udhëhiqej nga Kaqusha Jashari, mban ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe atë vjollce.

Sipas një ftese dërguar mediave, konventa do të fillojë në orën 17:00.