08:01 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Pse aknet në mjekër nuk shërohen aq shpejt sa të tjerat?

Aknet poshtë, mbi apo rreth mjekrës krijohen si pasojë e çrregullimeve hormonale, konsumit të ushqimeve që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, abuzimi me simulantët si kafeina dhe alkooli, qëndrimi zgjuar deri natën vonë apo stresi.

Po çfarë janë aknet?

Aknet janë një çrregullim kronik që përfshijnë inflamacionin e njësisë së qimes dhe gjëndrës dhjamore. Problem i akneve nis që në momentin kur qelizat e vdekura të lëkurës së bashku me yndyrën bllokojnë poret.

Kur keni vetëm disa papula të kuqe dhe ndonjë pikë të zezë në fytyrë atëherë i përkisni grupit me formën e lehtë të aknes.

Në rastet kur në fytyrë gjeni jo vetëm papula të kuqe, por edhe qelb, atëherë bëni mirë të shqetësoheni.

Më poshtë keni disa këshilla që do të ju ndihmojnë të trajtoni aknet në mjekër që janë edhe më të vështirat për t’u eleminuar.

1.Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të organizoni regjimin tuaj ushqimor: Hiqni dorë nga nënproduket e qumështit, mishi i kuq, ushqimet e skuqura, kripa dhe sheqeri i bardhë.

Ju këshillojmë të përfshini në vaktet tuaja fruta dhe perime, drithera integrale, fruta të thata, vezë dhe fara lini e Chia. Pini sa më shumë ujë pasi ndihmon lëkurën të jetë gjithmonë e hidratuar.

2.Pastrimi i fytyrës: Një hap tjetër i rëndësishëm është pastrimi i vazhdueshëm i fytyrës. Ju këshillojmë të përdorni një sapun që i përshtatet pH-it të lëkurës pa përmbajtje vajore.

Ju këshillojmë po ashtu që të krijoni një tonik natyral në kushte shtëpie. Zieni lëkurën e një ananasi, ky frutë ekzotik ka në përmbajtjen tij bromelinë, një përbërës i fuqishëm me veti antiinflamatore.

Shtoni 1 litër ujë, 15 pika nga vaji i pemës së çajit dhe 15 pika vaj esencial kamomili. Pasi të ketë zier për 30 minuta. Filtrojeni dhe përdoreni si tonik disa herë gjatë ditë.

Temat: