14:34 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Pse dëgjojmë këngët e pikëlluara pa ndërprerë?

Ne të gjithë jemi fajtor kur bëhet fjalë të dëgjimit të një kënge duke e rikthyer atë sapo të përfundojë.

Mund të zgjasë me ditë, mund të zgjasë me javë: nganjëherë është e pamundur të lëvizësh listën tënde të dëgjimit.

Dëgjimi i melodive të njëjta është gjëja më e natyrshme në botë. Por pse e bëjmë?

Hulumtuesit kanë qenë duke eksploruar nocionin e “ri-degjimit ekstrem” dhe gjetjet e tyre mund të hedhin dritë mbi zakonin tuaj të turpshëm dhe gjithsesi të konsumueshëm, transmeton Indeksonline.

Shkencëtarët nga Universiteti i Miçiganit intervistuan 204 burra dhe gra në moshën 30 vjeçare dhe më të re, në lidhje me muzikën që dëgjonin më shpesh në ato momente, lidhjen e tyre me këngën, dhe si i bënte muzika të ndjehen.

Sipas rezultateve, pjesëmarrësi përmenden një koleksion të gjerë këngësh të preferuara,  nga pop dhe rock në rap, country, jazz dhe reggae.

60 për qind pretenduan të gëzonin pothuajse menjëherë dëgjimin e këngës së tyre të zgjedhur, ndërsa disa thoshin se ata e dëgjonin atë deri në katër herë.

Kur erdhi tek gjendja psikologjike, meloditë prireshin të binin në një nga tre kategoritë- të lumtur dhe energjik, të qetë dhe të relaksuar dhe i butë.

Më shumë se dy të tretat e këngëve kishin një atmosferë të lumtur dhe energjike (duke i bërë dëgjuesit të ndjeshin më energjik, të gatshëm për vallëzim, këndim dhe dashuril të tjerët ishin të qetë dhe të relaksuar, me pjesëmarrësit që thoshin se këto këngë i bëjnë të ndihen të qetë dhe i ndihmonë t’i vënë gjëra në perspektivë dhe pjesa e mbetur ishin të këngëve më të buta dhe më të trishta, të cilat i bënin dëgjuesit të ndihen më të trashtë dhe që iu pëlqente të këndonin me ta.

Dhe kjo ishte kategoria e fundit që ishte më e dëgjuar.

Në fakt meloditë e zhurmshme merrnin mesatarisht 790 dëgjime, krahasuar me 515 për këngë të qetë dhe 175 për ato të lumtura.

Këngët e Bittersëeet kishin më shumë gjasa të ngjallnin lidhje më të thella, duke i mundësuar dëgjimtarit të ndërtonte një “model mendor” të këngës- që do të thotë se ata kishin më shumë gjasa të ishin në gjendjen të analizonin këngën në kokën e tyre.

Sipas gjetjeve muzika, me të gjitha emocione dhe kujtimet e bashkuara, na ndihmon të rishikojmë momentet në jetën tonë që ne nuk duam të harrojmë dhe listat tona me këngët që i luajmë më së shpeshti mund të ofrojnë një njohuri interesante në psikologjistë tona./Indeksonline/