09:25 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pse depresioni ju bën të ndiheni të lodhur?

Depresioni mund të shkaktojë lodhje dhe ti bëjë aktivitetet më të thjeshta, të tilla si dalja nga shtrati, shumë të vështira për t’u menaxhuar.

Sipas një raporti të vitit 2018, lodhja prek mbi 90 për qind të njerëzve me çrregullime të mëdha depresive.

Lodhja është një simptomë e zakonshme e depresionit. Njerëzit me depresion kanë më shumë gjasa të përjetojnë lodhje, dhe njerëzit me lodhje kronike kanë më shumë gjasa të bien në depresion, duke krijuar një cikël që mund të jetë i vështirë për t’u shkëputur, transmeton Indeksonline.

Shkaqet e mundshme të lodhjes së depresionit përfshijnë problemet e gjumit, dietën, stresin dhe madje edhe medikamentet që përdoren për të trajtuar depresionin.

Lodhja kronike mund të çojë në një depresion më të zgjatur, të rëndë dhe rritje të shpenzimeve mjekësore, sipas një studimi të vitit 2015. Studimi analizoi 1,982 njerëz me depresion, 653 prej të cilëve kishin lodhje të konsiderueshme.

Njerëzit me lodhje kishin peshë më të madhe të depresionit, dhimbjes, problemeve të gjumit dhe ankthit. Njerëzit me lodhje raportojnë gjithashtu se përdorin më shumë ilaçe dhe gjendja e tyre socio-ekonomike është më e ulët në krahasim me ata pa lodhje./Indeksonline/