08:14 / E Mërkurë, 07 Mars 2018

Pse femrat masturbojnë tinëz pas seksit?

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë. Pamela Stephenson Connolly, psikologe britanike, thotë se njëri nga klientët e saj, identitetin e të cilit e mban sekret, i është drejtuar me këtë pyetje gjatë një seance që kishte kohë më parë.

Personi në fjalë ishte shumë i brengosur dhe kishte kërkuar ndihmën e psikologes për të gjetur arsyet pse e dashura e tij, me të cilën është në lidhje që nëntë muaj, masturbon çdo herë tinëz pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Ai thotë se ka raporte të mira me të dashurën dhe kanë seks të mirë, por pasi kryejnë marrëdhëniet ajo kërkon që të shkojë të bëjë tush, ndërsa vetë masturbon.

“Nuk kam ndonjë arsye të qartë pse masturbon. Ndoshta është e pakënaqur. Çfarë duhet të bëj?”, shprehet ai.

Connolly e kishte sugjeruar që të mos ndërmarrë kurrfarë veprimi, pasi që nuk ka asgjë për t’u merakosur.

“Mos bëj asgjë. Ti bën tush dhe lë të bëjë atë që pëlqen”, ishte përgjigjur ajo, shkruan Guardian.

“Një sjellje e tillë është shumë e zakonshme dhe nuk keni nevojë të merakoseni. Shumë femra përjetojnë orgazmën e dytë, sidomos nëse janë të nxitura tepër gjatë marrëdhënieve seksuale”, ka thënë Connolly.

Temat: